Shkup, u ndanë pako për kujdes për gratë e operuara nga kanceri i gjirit

Me rastin e Ditës Botërore të Kancerit, Shoqata për iniciativa të zhvillimit të kujdesit shëndetësor, përmirësim të shërbimeve shëndetësore dhe përfaqësim të pacientëve – EZRA, ka ndarë paketa kujdesi për gratë e sapooperuara në Klinikën universitare për Kirurgji torakale. Pakot janë dizajnuar posaçërisht sipas udhëzimeve të grave që kanë kaluar tashmë këtë rrugë dhe të cilat përmbajnë shumë rekuizita të dobishme, suplemente ndihmëse, si sutjena dhe protezë e jashtme speciale për postmastektomi, transmeton Portalb.mk.

Siç informon Shoqata, në dispozicion të pacientëve është edhe një asistent personal, për shkak të nevojave dhe pyetjeve të grave të operuara nga kanceri i gjirit.

“Para dy vitesh, OBSH njoftoi se kanceri i gjirit kishte kaluar kancerin e mushkërive si forma më e zakonshme e sëmundjes. Tek gratë, kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë i diagnostikuar dhe shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në mbarë botën. Në Maqedoni ka rritje të theksuar të të sëmurëve të runj, përkatësisht janë 168 paciente të moshës 20 deri në 45 vjeç”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Drejtori i Klinikës universitare për Kirurgji torakale, dr. Nexhati Jakupi, theksoi se është e rëndësishme që të bëhet kujdes i vazhdueshëm për përmirësimin e kushteve për trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve.

Drejtoresha ekzekutive e EZRA-s, Liridona Limani, tha se qeveritë, komunitetet, punëdhënësit dhe mediat duhet të luajnë një rol në adresimin e perceptimit të kancerit, për të krijuar një kulturë në popullatë, ku ka persona që janë me kancer, të mos përballen me diskriminim në në vendin e punës, në sistemin shëndetësor apo në shoqëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button