Seanca gjyqësore për “Llaskarcën” u anulua përsëri, eksperti nuk është shëruar ende

Eksperti Zeqiria Zeqiri, i cili është pjesë e ekipit prej katër inxhinierësh që bënë superekspertizën mekanike në aksidentin e autobusit në afërsi të Laskarcës, nuk është shëruar, kështu që seanca e sotme gjyqësore nuk do të mbahet, transmeton Portalb.mk.

Palët tashmë janë njoftuar për shtyrjen, ndaj sot në gjykatë u paraqitën vetëm gazetarët.

Eksperti Zeqiria, pa njoftuar, nuk është paraqitur në seancën e dy ditëve më parë, ndërsa kolegët e tij nga ekipi kanë njoftuar gjykatën se ai ka një gjendje të dëmtuar shëndetësore dhe se për atë ditë kishte udhëzim për kontroll mjekësor.

Gjyqtarja Diana Gruevska-Ilievska më pas njoftoi se do të kërkojë prova me shkrim, përkatësisht dokumentacion mjekësor për të arsyetuar mungesën.

Bëhet fjalë për një ekspert që prokurori i PThP SHkup, Darko Jakimovski, e zgjodhi të përgjigjet në pyetjet e tij. Ai e pyeti në dy seancat paraprake dhe duhej të kalonte, siç paralajmëroi, në pikat përfundimtare me pyetjet. Jakimovski më pas nuk pranoi të pyes asnjë nga ekspertët e tjerë nga ekipi.

“Nuk kam qenë asnjëherë arsyeja e zvarritjes dhe shtyrjes së seancës. Megjithatë, është korrekte që ai personalisht t’ju informojë si gjykatë. Unë kam arsye të bazuar të dyshoj se kjo është një çështje e dakorduar, se ekspertët e tjerë janë këtu, e ai nuk është këtu”, tha prokurori Jakimovski në seancën e dy ditëve më parë.

Më pas gjyqtarja tha se do të presë shërimin e ekspertit dhe se nëse kjo nuk ndodh deri sot, do të shtyhet edhe seanca e sotme. Megjithatë, nëse ai nuk paraqitet në seancën e ardhshme javën e ardhshme, gjykimi do të vazhdojë me marrjen në pyetje të dikujt tjetër nga ekipi i ekspertëve.

I akuzuar në rastin e aksidentit në afërsi të Laskarcës, që ndodhi më 13 shkurt 2019, ku humbën jetën 16 persona dhe mbetën të plagosur rëndë mbi 30, është Durmish Beluli, pronari i kompanisë “Durmo Tours”, personi përgjegjës për transportin në kompani Ramzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, ndërsa tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, akuzohen për bashkëpunim në të njëjtën vepër.

Procesi gjyqësor për aksidentin e nisur në shtator të vitit 2019 e udhëheq gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik, Darko Jakimovski.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button