U hakua sistemi i Fondit për Sigurim Shëndetësor në Maqedoninë e Veriut

Sistemi i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH) është hakuar prej mbrëm, raportoi 24MK. Pas kontrolleve të djeshme, u konfirmuar se bëhet për një hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik të Fondit. Në rrjetin e Fondit janë të dhënat personate të të gjithë perosnave me siguri shëndetësor në Maqedoni, përcjell Portalb.mk.

Fondi dje njoftoi se kemi të bëjmë me një problem teknik të rrjetit dhe po punohet në diagnostifikimin e problemit.

Sistemi shërben për qytetarët që të mund të kontrollojnë sigurimin e tyre shëndetësor, zgjedhjen e mjekut amë, ndërsa vetë të punonjësit shëndetësor mund të kontrollojnë informacionet për pacientët e tyre dhe shërbimet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button