Spursat se bëjnë “hesap” Miamin

Duket se sivjet San Antonio Spurs e ka marr edhe më seriozisht titullin e kampioit në NBA. Skuadra nga Teksasi, shënoi sërish fitore ndaj kampionit aktual Miami Heat, këtë herë në Amerikan Airlines Arena me rezultat 111:92, për të kaluar në epërsi prej 2:1 në serinë finale.

Që nga fillimi i ndeshjes mysafirët dominuan në parket dhe vetëm periudha e tretë i takoi vendasve, mirëpo duhet theksuar se epërsia e lartë u arrit që në 12 minutat e para kur Spurs shkoi në +16 pikë, 25:41. Prej këtij momenti e tutje Miami më nuk arriti të ngritet në këmbë sepse presioni i madh i lojës bëri që basketbollistët të bëjnë shumë gabime, në mos jenë efikas e këtë e shfrytëzoi për mrekulli San Antonio që krijoi një epërsi të madhe dhe të rëndësishme.

Kahwi Leonard zhvilloi ndeshjen e karrierës pasi shënoi rekord 29 pikë, kurse përkrahu pati dyshen Danny Green dhe Tony Prker të cilët shtuan nga 15 pikë secili, ndërsa Tim Duncan shënoi 14 pikë apo 3 më shumë se Manu Ginobili.Te Miami u dalluan të zakonshmit, LeBron James dhe Dwayne Wade që shënuan secili nga 22 pikë, por dështoi Chris Bosh, i cili kontribuoi me vetëm 9 pikë.

Ndeshja e katërt zhvillohet sërish në Miami.

Lajme të ngjashme

Back to top button