Pogba, Lukaku, Januzaj…

Nga një deri në 25. Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë para fillimit të kampionatit botëror, kompanitë e shumta të basteve kanë filluar t`i vënë edhe kotat për lojtarët më të talentuar në botë.

Në mesin e 25 futbollistëve më të talentuar që do të marrin pjesë në këtë kampionat botëror ndodhet edhe ylli kosovar i Manchester United, Adnan Januzaj.

Lojtari që ka gjasat më të mëdha që në fund të botërorit ‘Brazili 2014’, të jetë talenti më i mirë, është mesfushori fantastik i Juventusit, Paul Pogba i cili ka zhvilluar një kampionat fantastik me ‘Zonjën e Vjetër’, por është bërë edhe lider tek Përfaqësuesja e Francës.

Për tu shpallur lojtari më i mirë i ri në botëror, Pogba është kotuar me një kotë tejet modeste me 1.85, ndërsa ai ndiqet nga sulmuesi fantastik belg, Romelu Lukaku.

Gjiganti i Chelseas, kishte një stinor për tu mbajtur mend si i huazuar tek Everton, ku shënoi pothuajse në çdo ndeshje, dhe do të jetë bartës i sulmit te Belgjika, përfaqësuese e cila pritet t’i befasojë edhe gjigantët e këtij botërori.

Në rast se adhuruesit e basteve vënë para që Lukaku të shpallët më i miri në botëror atëherë kota për të është 3.30.

Lajme të ngjashme

Back to top button