Mbahet Panairi i rinisë ku mund të gjendet punë

Në Shkup sot do të mbahet Panairi i vetëm i rinisë në vend në të cilin do të prezantohen  mbi 70 organizata rinore nga Maqedonia dhe Evropa.

Panairi paraqet mundësi për të gjithë të rinjtë, studentët, nxënësit, të punësuarit dhe të papunësuarit në një vend të dijnë për këmbimet verore, praktika në kompani, vullnetarizim në bashkësinë lokale, trajnim për përforcimin e aftësive të reja…

Do të prezantohen trendet më të reja në punën rinore dhe mënyrat më bashkëkohore në funksionimin e organizatave rinore përreth Evropës.

Panairi është mundësia e vetme për fitimin e kontakteve të shumta dhe planifikimin e kohës së lirë verës, si dhe takim i mbi 200 të rinjve të cilët çdo ditë punojnë në politikat për të rinj nga e gjithë Evropa.

Lajme të ngjashme

Back to top button