MMPT do të hapë pikë grumbullimi për mbledhje të ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” (MMPT) do të hapë pikë grumbullim për mbledhje të ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Turqi, transmeton Portalb.mk.

“Lidhur me situatën e krijuar në Turqi, me qëllim të solidarizimit me të prekurit nga tërmeti, për ata që kanë dëshirë të kontribuojnë me donacione të ilustruara në fotografinë e bashkangjitur, ju informojmë se Më mirë për Tetovën do të hap pikë grumbullimi në zyrat e saj me adresë: Rruga K. J. Pitu nr. 78, Tetovë (në afërsi të Xhamisë së Sahatit), çdo ditë nga ora 18:00 – 21:00”, informuan nga MMPT.

Foto: Më Mirë për Tetovën

Lokacionin e pikës ku do të mblidhen ndihmat mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Ndërkaq dje, në mbledhje të jashtëzakonshme, Këshilli Komunal i Tetovës me shumicë votash (29) miratoi të ndahet ndihmë financiare prej 1 milion denarësh për popullin turk dhe sirian si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Në seancë u miratua edhe vendimi për formimin e Komisionit për përcjelljen e procedurës për grumbullimin dhe dorëzimin e ndihmës për vendet e përfshira nga tërmeti, ku do  formohen pika grumbullimi, ku qytetarët sipas vullnetit dhe mundësive do mund të ndihmojnë. Së shpejti pritet të hapet edhe një xhirollogari e veçantë, ku qytetarët të cilët kanë mundësi mund të ndihmojnë me mjete financiare.

Përndryshe, Komuna e Tetovës dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në shenjë solidarizimi dhe mbështetjeje ka dërguar një grup prej 9 zjarrfikësish të specializuar dhe të licencuar për fatkeqësi natyrore drejt Turqisë.

Ndihmë kanë ndarë edhe komuna të tjera nga vendi si dhe Qeveria.

Turqia ka rishikuar sërish numrin e të vdekurve nga tërmeti, me autoritetet tani që thonë se 6.957 persona kanë humbur jetën. Me 2.470 vdekjet e përfshira në Siri, numri i përgjithshëm i viktimave nga tërmeti i së hënës ka arritur në 9.42.  Tërmeti prej 7.8 ballësh, dy vendet i goditi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button