Tërmeti në Turqi dhe Siri, numri i viktimave ka shkuar në mbi 12.000, qindra mijëra mbetën të pastrehë

Turqia ka rishikuar sërish numrin e të vdekurve nga tërmeti, me autoritetet tani që thonë se 8.754 persona kanë humbur jetën. Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit, kanë humbur jetën mbi 12.000 persona, raporton Klan. Tërmeti prej 7.8 ballësh, dy vendet i goditi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Ekipet e shpëtimit vijojnë intensivisht kërkimet për të mbijetuar në jug të Turqisë dhe në veri të Sirisë, pas dy tërmeteve të fuqishme të së hënës.

Zonat e prekura nga tërmeti u vizituan të mërkurën nga presidenti turk President Recep Tayyip. Në Turqi, numri i të vdekurve ka shkuar në të paktën 9,057, ndërsa të plagosurit janë mbi 53,000.

Në Siri të vrarët janë 2,600, ndërsa të plagosurit mbi 4,000. Përpjekjet për të shpëtuar sa më shumë jetë vijuan edhe në natën e dytë nën temperatura të acarta. Ekipet e shpëtimit janë në luftë më kohën.

Ekipe nga të paktën 70 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, kanë shkuar në zonat e prekura nga tërmeti. Në Siri mbërritja e ndihmës ndërkombëtare është më e vështirë, për shkak të aksesit të limituar, si pasojë e rrugëve të dëmtuara.

Përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga temperaturat e ulëta dhe qindra pasgoditje, të cilat e kanë bërë veçanërisht të rrezikshme punën në strukturat e paqëndrueshme.

This slideshow requires JavaScript.

Në qytetin sirian të Xhindajrisit, një foshnje e sapolindur u nxor nga rrënojat.

Disa prej dëmeve më të mëdha janë regjistruar në provincën turke të Gaziantepit, ku qindra ndërtesa janë shembur dhe janë bllokuar rrugët, duke penguar përpjekjet e shpëtimit.

Personat që i kanë mbijetuar tërmetit, shumica prej të cilëve nuk kanë këpucë e as rroba të ngrohta, po përballen me mbijetesë në temperatura të ulëta.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pritet që të vizitojë zonën e prekur nga tërmetet sot.

“Kjo është një prej fatkeqësive më të mëdha në rajonin tonë dhe në botë, jo vetëm në historinë e republikës sonë”, tha ai.

Erdogan, ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare.

Qeveritë nga e mbarë bota kanë ofruar ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve të fuqishme. I fundit ishte presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i cili tha se ishte i gatshëm të dërgonte një ekip të kërkim-shpëtimit prej 60 personat si dhe furnizime mjekësore.

Qeveria pakistaneze ka dërguar një avion me pajisje të ndihmës dhe me një ekip të shpëtimit prej 50 anëtarësh. Ky shtet tha se do të organizojë fluturime ditore për në Siri dhe Turqi duke nisur nga 8 shkurti.

India tha se do të dërgojë dy ekipe të kërkimit dhe shpëtimit, përfshirë edhe qen të trajnuar dhe personel mjekësor.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bisedoi me Erdoganin dhe i ofroi ndihmë. Shtëpia e Bardhë tha se Uashingtoni do të dërgojë një ekip të kërkim-shpëtimit për t’i ndihmuar Turqisë në përpjekjet e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button