Qeveria e RMV-së i konfirmoi ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit: Objektet duhet të jenë 500 metra larg shkollave

Qeveria në seancën e sotme e konfirmoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat zbavitëse, i propozuar nga Ministria e Financave, në të cilin parashikohet që hapësirat në të cilët organizohen lojërat e fatit që të jenë larg shkollave jo më pak se 500 metra, njofton Portalb.
“Me qëllim të mbrojtjes së popullatës së re, me ndryshimet dhe plotësimet propozohet që hapësirat afariste, gjegjësisht vendet për pagesë në të cilat organizohen lojërat e fatit të jenë në largësi jo më pak se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme. Me ligjin ekzistues nuk është konfirmuar largësia e hapësirave afariste në të cilat organizohen lojërat e fatit nga shkollat fillore dhe të mesme, gjegjësisht nuk e konfirmon kriterin e këtillë”, informojnë nga Qeveria.
Midis qëllimeve të ndryshimeve të propozuara, nga Qeveria potencojnë edhe në nevojën për përforcim të dëshmive të nevojshme për dhënie të licencave, si dhe saktësim të asaj se një shoqatë tregtare me një licencë organizon një lloj të lojërave të fatit. Me Propozim-ligjin rriten edhe kompensimet për dhënie të licencave për lojëra të fatit.
Në Maqedoni, mbetet që deputetët të vendosin nëse dhe çfarë masash kufizuese do të vendosin për organizatorët e lojërave të fatit, duke marrë parasysh faktin se janë propozuar dy tekste të ndryshme për ndryshime dhe plotësime të ligjit aktual. Ndryshimet e propozuara nga Aleanca për Shqiptarët me gjasë do të jenë të parat që do të shqyrtohen, teksti i të cilave tashmë është vendosur në rendin e ditës të seancës së 73-të të Kuvendit të RMV-së në lexim të parë.
E përderisa status quo-ja në vend po vazhdon, numri i kazinove dhe pikave të bastoreve në gjithë Maqedoninë po rritet. Gjithashtu, në vendin tone disa herë gjatë viteve të kaluara nëpër qytete janë mbajtur protesta kundër hapjes së kazinove dhe bastoreve, ndërsa banorët e Tetovës për herë të fundit protestuan në shkurt të këtij viti kundër hapjes së një kazinoje pranë një kopshti të fëmijëve në këtë qytet.
Edhe pse në vazhdimësi po e shtyjnë marrjen e vendimit, mbetet që deputetët të vendosin nëse dhe në çfarë mase do të vendosin masa kufizuese në lidhje me numrin dhe lokacionet në të cilat kazinotë dhe bastoret në Maqedoni do funksionojnë pa probleme.
- LEXO: Për të pestin vit me radhë po flitet për largimin e kazinove dhe bastoreve nga shkollat, por ende nuk është ndërmarrë asnjë gjë
- LEXO: Gjykata në RMV e ka hedhur poshtë nismën për ngritje të procedurës për Ligjin e lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese
- LEXO: Ndryshime ligjore për pikat e basteve dhe kazinot në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Ndryshime ligjore për pikat e basteve dhe kazinotë në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Protesta në Tetovë, Antibixhozi kërkon që presidenti të mbledh liderët e partive politike dhe të zgjidhin problemin me bixhozin (VIDEO)
- LEXO: Sot protestohet në Tetovë kundër hapjes së kazinosë afër çerdhes “Rinia”
- LEXO: Protesta e nesërme në Tetovë kundër kazinosë përkrahet nga parti dhe institucione
- LEXO: Tetovë, po hapet kazino në afërsi të një çerdheje, paralajmërohen protesta
- LEXO: Lëvizja Antibixhoz: Kryeministri se mbajti fjalën, u mbyll një kazino, u hapën shumë tjera
- LEXO: RMV, Anti Bixhozi politikanëve: Boll u pasuruat duke ju bë dëm qytetarëve, të mbyllen kazinot tërësish!
- LEXO: RMV, Lëvizja Anti Bixhoz: Propozim ligji është i papranueshëm, kërkojmë distancë prej 3 kilometrave, larg vendbanimeve!
- LEXO: Tetovë, mijëra qytetarë bashkë me priftërinj e hoxhallarë kërkuan të largohen kazinot 3 km larg vendbanimeve (VIDEO)
- LEXO: Takimi “Anti-bixhoz” – Ahmeti: Kazinot do të jenë 3 kilometra larg vendbanimeve (VIDEO)
- LEXO: Sela pas takimit me Lëvizjen Anti-Bixhoz: Distanca e kazinove të përcaktohet nga largësia e shtëpive, jo e institucioneve
- LEXO: “Anti-Bixhoz”: Xhaferi na premtoi se nuk do ta nënshkruajë ligjin nëse kazino nuk largohen 1km larg institucioneve
- LEXO: Ligji për lojërat e fatit në Maqedoni, deputetët e Lëvizjes BESA premtuan se do të iniciojnë ndryshime
- LEXO: Lëvizja Antibixhoz u takua me Zaevin dhe Tevdovskin: Po shqyrtohen mundësitë për pranim të kërkesave