Kjo hile do t’ju shpëtojë nga këpucët që ju vrasin

Një nga problemet më bezdisëse pas shiut: këpucë dimërore që të ngushtojnë dhe vrasin! Sidomos nëse këpucët tuaja janë të reja, ka shumë gjasa ta ndjeni këmbën e plagosur dhe askush s’e ka qejf atë ndjesinë që e njeh mirë, transmeton Bota sot.

Prandaj jemi këtu, për t’ju treguar ca hile që do t’ju ndihmojnë të shpëtoni nga dhimbjet stresuese që shkaktojnë këpucët e ngushta. Derisa të jenë zgjeruar provoni hilen në vijim:

Merrni alkool farmacie, shtojini ujë (50 % ujë, 50% alkool) dhe mbushni një shishe me tapë sprucuese. Njomni pjesën e brendshme të këpucëve, dhe vishini me çorape të trasha. Mbajini derisa të ndjeni se janë tharë. Kjo metodë funksionon me çdo lloj këpuce të zakonshme.

Mund të përdorni edhe një tharëse për t’i tharë ato më shpejt. Në këtë mënyrë, lëkura e këpucës zbutet duke e bërë më të thjeshtë zgjerimin. Kështu, tejkaloni fazën më të vështirë të fillimit të stinës së shirave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button