Tri familje nga Kosova ishin në zonën e goditur nga tërmeti të hënën në Turqi

Tri familje nga Kosova kanë qenë duke qëndruar në zonën e goditur nga tërmeti në mëngjesin e 6 shkurtit. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë për KOHËN se po në këtë zonë i pranishëm ishin edhe një ekip i mundësve kosovarë.

“Me qytetarët që kanë qenë atje në kohën e tërmetit, ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është në komunikim dhe e gatshme për t’i ndihmuar për kthim në Kosovë, apo në ndonjë formë tjetër”, kanë thënë më tej nga MPJD-ja.

Ekipi kosovar i mundjes ishte në qytetin Kahramanmarash për pjesëmarrje në turneun ndërkombëtar “12 February” dhe përjetoi tmerrin pas tërmetit të fuqishëm.

Karhamanmarashi është njëri prej qyteteve më të goditura të Turqisë nga tërmeti, ndërsa delegacioni kosovar arriti të shpëtojë nga më e keqja.

Pas largimit nga Kahramanmarashi, ata u larguan në qytetin tjetër, Kayseri gjatë ditës së hënën, ndërsa tani gjenden në Stamboll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button