Qeveria e Maqedonisë ë Veriut vendosi që t’i shpërblen policët me 10 përqind për shkak angazhimit të tyre në ngjarjet e 4 shkurtit

Punonjësit e policisë së Maqedonisë së Veriut që morën pjesë në ruajtjen e sigurisë gjatë aktiviteteve në lidhje me përvjetorin e lindjes së figurës së Goce Dellçevit, transmeton Portalb.mk.

“Si ministër i Punëve të Brendshme e shfrytëzova të drejtën të cilën më jep Marrëveshja kolektive e MPB-së ( nenet 160, 161 dhe 162) dhe në mbledhjen e Qeverisë e cila e miratoi Konkluzionin për pagesën e shtesës për punë të suksesshme prej 10% për pjesëtarët e policisë së Maqedonisë të cilët ishin të angazhuar në teren më datën 4 shkurt”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Mjetet shtesë janë 10 përqind i komponentës bazë të pagës së punëtorit.

Shënimi i 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit të shtunën, më 4 shkurt në Shkup, u zhvillua nën siguri të fortë policore, por në një atmosferë paqësore përkundër paralajmërimeve se ngjarja do të jetë me rrezik të lartë sigurie për shkak të rritjes së tensionet me Bullgarinë në periudhën e fundit.

Atmosferë e tensionuar, megjithatë, ka mbizotëruar në pikën kufitare “Deve Bair”, kur shtetasit bullgarë që dëshironin të merrnin pjesë në shënimin e ditëlindjes së Goce Dellçevit në Shkup, nuk u lejuan të hyjnë në territorin e Maqedonisë për shkak të prishjes së sistemit të kontrollit kufitar.

Më pas MPB njoftoi se tre shtetas bullgarë janë ndaluar për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe sjellje të pahijshme me punonjësit e policisë në pikën kufitare Deve Bair. Të treve u është shqiptuar gjobë prej 300 euro dhe është urdhëruar dëbimi nga vendi dhe ndalimi i hyrjes në vend për një periudhë prej tre vitesh.

Kujtojmë se tensionet mes dy vendeve u rikthyen në muajin nëntor të vitit të kaluar kur pjesëtarë të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut, hapën në Manastir dhe Ohër klube bullgare me emrat “Car Borisi i Tretë” dhe “Vanço Mijallkov”, të cilët kanë sunduar me Bullgarinë në periudhën e Perandorisë Osmane, me synimin e “bashkimin e tokave maqedonase me Bullgarinë”.

Një pjesëtar i këtij klubi, më 16 janar, u sulmua fizikisht gjë që rriti edhe më shumë tensionet mes dy vendeve duke çuar madje edhe në tërheqjen e ambasadorit bullgar nga Shkupi.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, më 23 janar, presidenti maqedonase, Stevo Pendarovski, tha se ardhja e ndonjë grupi të bullgarëve më 4 shkurt përbën “rrezik të lartë sigurie”, andaj kërkoi shtimin e masave të sigurisë.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vitin e kaluar hoqi veton ndaj Shkupit për t’i hapur rrugë bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por, bisedimet mund të bllokohen nëse Maqedonia e Veriut nuk bën ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën saj, ashtu siç parashihet me marrëveshjen ndërmjet dy vendeve, bazuar mbi atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase.

Kujtojmë që ditëve të fundit janë rritur tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si shkak i sulmit të sekretarit të klubit bullgar Car Boris Treti” në Ohër, i cili ka shtetësi të RMV-së por deklarohet si bullgar.

Ministri teknik i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, deklaroi se Bullgaria do të marrë të gjitha masat për rastin “Pendikov” dhe tashmë punohet për këtë. Ai tha gjithashtu se për shënimin e lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, të dyja vendet dhe kryesisht institucionet në RMV duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga çdo provokim për të siguruar rendin e nevojshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button