Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 127-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 127-të ku ndër të tjera vendosi që gratë fermere për herë të parë të marrin pushim me pagesë gjatë lindjes, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Bujqësisë e përgatiti Programin për sigurimin social të grave që merren me bujqësi, ku përfshihet për herë të parë përdorimi i shtesës së lehonisë për shkak lindjes së grave që merren me bujqësi. Me këtë ndihmë, planifikohet që gratë të marrin 81 mijë denarë për nëntë muaj.

Bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësohet se po përshpejtohet në kuadër të Dialogut Strategjik me SHBA-në. Në këtë pikë të rendit të ditës, Qeveria e miratoi Planin për aktivitetet e periudhës 2023-33, Plan i propozuar nga Ministria për Punë të Jashtme.

Ministria për Punë të Jashtme duhet të përgatit çdo gjashtë muaj plan në lidhje me realizimin e projekteve të përfshira në Plan.

U miratua Programi për financimin e prodhuesve mikro-bujqësor të venës dhe pijeve alkoolike për vitin 2023. Prodhuesit mikro-bujqësorë do të mbështeten me aparate të vogla destiluese.

Qeveria miratoi propozim-ndryshime përmes së cilës planifikohet që vendi i lojërave të fatit të jetë së paku 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme. Ndryshimet e propozuara në Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse janë përgatitur nga Ministria e Financave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button