RMV, propozim ligji që përfshinë personat mbi 65 vjeç mori mbështetje nga deputetët e Komisionit në Kuvend

Anëtarët e Komisionit kuvendor për punë dhe politikë sociale sot i dhanë mbështetje Propozim-ligjit për ndryshim të Ligjit për mbrojtje sociale, me procedurë të shkurtuar, raporton MIA.

Angelinka Petkova, anëtare e Komisionit dhe deputete e VMRO-DPMNE-së në arsyetimin e Propozimit theksoi se me të kërkojnë të ndihmohet kategoria e qytetarëve me pengesa të cilët janë mbi 65 vjeç. Me propozimin tonë, tha ajo, do të hiqej kufiri i sipërm i moshës prej 65 viteve që ishte vendosur me vendosjen e Ligjit të ri për mbrojtje sociale, që u miratua më 23 maj të vitit 2019.

Petkova potencoi se me ndryshimet e propozuara të cilat i kërkojnë, pritet që edhe të moshuarit të cilët janë mbi 65 vjeç të marrin shërbim nga asistenti personal dhe atë 80 orë gjatë një muaji. Ajo tha se për zbatim të këtij ligji duhet të parashihen mjete shtesë nga buxheti.

Mbledhja e Komisionit kuvendor vazhdoi me debatin rreth pikës së dytë – Propozim ligjin për shtesë rinore, me procedurë të shkurtuar, Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Angelinka Petkova në vërejtje procedurale tha se para fillimit të mbledhjes, grupi i tyre i deputetëve ka parashtruar pesë amendamente për Propozimin e Ligjit për shtesë rinore, me procedurë të shkurtuar. Kryetari i Komisionit, Elmi Aziri dha pauzë prej 15 minutave, në mënyrë që të kontrollohet në arkiv se për çka bëhet fjalë.

Silvana Angelevska, deputete e VMRO-DPMNE-së theksoi se në këtë zgjidhje ligjore propozojnë në nenin 1 fjalët mosha prej 23 viteve të zëvendësohet me moshën deri 29 vite dhe në nenin 3 pika 1 numri 23 të zëvendësohet me numrin 29 vite.

Anëtarët e Komisionit për punë dhe politikë sociale nuk dhanë mbështetje për Propozimin e Ligjit për shtesën rinore. Kryetari i Komisionit, Aziri informoi se debati i amendamenteve përfundoi rreth Propozimit të Ligjit për shtesën rinore dhe Komisioni ia përcjell Kuvendit për procedurë të mëtutjeshme pas procedurës së shkurtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button