Këshilli i Komunës së Tetovës me ndihmë prej 1 milion denarësh për Turqinë dhe Sirinë (Video)

Në mbledhje të jashtëzakonshme, Këshilli Komunal i Tetovës me shumicë votash (29) miratoi të ndahet ndihmë financiare prej 1 milion denarësh për popullin turk dhe sirian si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, shkruan Portalb.mk.

Në seancë u miratua edhe vendimi për formimin e Komisionit për përcjelljen e procedurës për grumbullimin dhe dorëzimin e ndihmës për vendet e përfshira nga tërmeti.

“Do formohen pika grumbullimi, ku qytetarët sipas vullnetit dhe mundësive do mund të ndihmojnë qytetarët turk dhe sirian me veshmbathje dhe gjësende të ndryshme. Po ashtu, së shpejti do hapet edhe një xhirollogari e veçantë, ku qytetarët të cilët kanë mundësi mund të ndihmojnë me mjete financiare”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi deklaroi se  ndihma po ndahet  është ndihmë vëllazërore.

“Në këto momente populli turk dhe sirian ka nevojë, le të jetë kjo ndihmë reflektuese për të gjithë institucionet relevante në vend dhe rajon”, tha Durmishi.

Përndryshe, Komuna e Tetovës dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në shenjë solidarizimi dhe mbështetjeje ka dërguar një grup prej 9 zjarrfikësish të specializuar dhe të licencuar për fatkeqësi natyrore drejt Turqisë.

Ndihmë kanë ndarë edhe komuna të tjera nga vendi si dhe Qeveria.

Në Turqi dhe Siri po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat që besohet se kanë mbetur nën rrënojat e mijëra ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme që goditën këto dy shtete. Mbi 5.000 persona raportohet se kanë vdekur, pasi një tërmet prej 7.8 ballësh goditi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button