Mot me diell, pasdite me reshje të rrëmbyeshme të shiut

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe më i ngrohtë, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të reshjeve të shkurta të shiut me bubullima në zonat perëndimore.

Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi verior, posaçërisht në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej nëntë deri 18, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri 35 gradë Celsius. UV-indeksi do të arrijë 8.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë. Pasdite me vranësira të vogla deri mesatare dhe erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 15, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 32 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button