fbpx

Skutaçja e partisë topa topa, djali në Qeveri u ba copa

Në parlamentin e Maqedonisë u propozua qeveria e re që pritet të qeverisë me vendin në vitet e ardhshme. Ashtu siç edhe pritej atë e formuan dy partitë që edhe para këtyre zgjedhjeve ishin në koalicion qeverisës. Ashtu për program qeverisës u dorëzua gati e njëjta letër që ishte dorëzuar edhe tre vjet më parë për qeverinë e kaluar. Ndonëse gjatë spekulimeve paraprake për emrat në këtë qeveri demanti më i madh i partisë shqiptare ishte se ende janë duke negociuar për platformat dhe parimet qeverisëse; aty mbetën gjërat e vjetra të shënuara. Gjë që tregon se ose fare s’kanë qenë të negociuara këtë radhë ose nuk është arritur asgjë nga programi i BDI-së të inkorporohet për planin e ri qeverisës të përbashkët.

Pra përkundër bojkotit dhe kontestimit të zgjedhjeve nga opozita maqedonase dhe akuzës ndaj mandatarit për qeveri, Nikolla Gruevski në një skandal korrupsioni me audio-inçizime, Ali Ahmeti si kryetar i BDI-së nuk negocioi ndonjë avancim politik për votuesit e vet, anëtarët e partisë apo shqiptarët ose Maqedoninë në përgjithësi. Votuesit që kanë votuar programin e BDI-së nuk e shohin atë të propozuar në mandatin e ri, shqiptarët dhe vendi mbeten aty ku janë, por edhe anëtarët e partisë për shumë arsye janë të pakënaqur nga kjo qeveri në paralajmërim.

Ndonëse BDI ende duhet të sqarojë politikisht nevojën e zgjedhjeve parlamentare dhe mundësimin e zgjedhjes të presidentit pa pjesëmarrje shqiptare, prapëseprapë në këtë fazë meriton trajtim të veçantë edhe sqarimi brendapartiak për mu këto kuadro dhe resorë të përzgjedhura.

Ndoshta dikush brenda BDI-së mund ti drejtohet neve opinionit të përgjithshëm me vargun e njohur nga kënga e titullit të këtij shkrimi duke thënë: a i gjije a si gjije taj me mu xhi kije…por, nuk besoj se brenda qarqeve partiake është lehtë i sqarueshëm ky pozicion dhe hesap i dëmshëm politik.

E para; shkaku se ndarja sipas çelësit lokal që më parë shpesh e përmendej në BDI, këtë herë nuk duket aspak i balancuar edhe atë në dëm të njësive zgjedhore numër 1, 2 dhe 5, ku të gjitha së bashku kanë vetëm 3 ministra, kurse ajo numër gjashtë, e vetme, gjithsej: pesë ministra.

Mandej njashtu nuk është respektuar një lloj peshe të votave ku Musa Xhaferri bëhet ministër me suksesin në njësinë pesë, por jo edhe Ermira Mehmeti si bartëse në njësinë numër një ku siguroi numër të madh të votave. Po ashtu sipas meritave asgjë nuk kanë njerëzit, që në një farë mënyre i kishin nominimet më sakrifikuese politike në këto zgjedhje, siç janë zëdhënësi partiak Bujar Osmani dhe bartësit në njësitë numër tre dhe katër; Behixhudin Shehabi dhe Nexhati Jakupi?!

Sqarim më të madh ndoshta duhet të bëhet për tërheqjet simbolike në këtë mandat të ri kur u la Ministria e Mbrojtjes që radhën e kaluar u morr me aq bujë në opinion, sidomos kur sipas llafeve për NATO në shtator tani BDI do duhej të kishte jo vetëm ministrinë e Mbrojtjes, por bile të udhëhiqte edhe me komisionin për festimin e pranimit të Maqedonisë në NATO?! E atë ta drejtonte ndonjë i afërt me LUKOIL ose interesa tjera ruse?!

Për të dëgjuar këngën me të cilën autori ka shoqëruar këtë opinion, klikoni KETU.

Tags

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close