Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës

Pas kërcënimit me bombë, udhëtarët dhe personeli në Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë evakuuar, raporton REL.

Kështu njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë… Ekipet emergjente janë involvuar në detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, tha ajo.

Në fund të dhjetorit të vitit 2022, në Aeroportin e Prishtinës pati një kërcënim me bombë, i cili rezultoi i rremë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button