Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka arritur mbi 1.500

Të paktën 1.500 njerëz janë vrarë pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë brenda 12 orëve. Numri i të vdekurve pritet të rritet, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në të gjithë rajonin pasi shumë ndërtesa janë shembur dhe mendohet se ka shumë njerëz të bllokuar në rrënoja, shkruan The Guardian.

Shifrat zyrtare nga Turqia thonë se 1,014 njerëz janë vranë, 5,383 të tjerë janë plagosur dhe 2,818 ndërtesa janë shembur. Ministria e shëndetësisë së Sirisë tha se më shumë se 326 njerëz janë vrarë dhe 1,042 të tjerë janë plagosur. Përveç këtyre shifrave, shërbimi i shpëtimit të Helmetave të Bardha në veri-perëndim të Sirisë, në zonat e pa kontrolluara nga qeveria, e vendosi numrin e tyre të vdekjeve në 221, duke dhënë shifrën gjithsej 1,561 të vdekur të konfirmuar.

Më shumë se 10 ekipe kërkim-shpëtimi nga Bashkimi Evropian janë mobilizuar pas tërmetit që goditi Turqinë, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian. SHBA, Britania e Madhe, Izraeli, Rusia dhe Kina janë ndër vendet e tjera që kanë bërë oferta publike ndihme.

Lajmet e fundit për tërmetin në Turqi mund t’i lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button