Armata e Maqedonisë ofroi ndihmë për të shpëtuar të mbijetuarit nën rrënojat në Turqi

Pas tërmetit katastrofik në Turqi, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot në mëngjes deklaroi se Armata jonë është e gatshme të ofrojë ndihmë dhe të solidarizohet në këto ditë të vështira. Ministrja shprehu ngushëllimet e saj për popullin turk, ndërsa numri i të vdekurve pas tërmetit po rritet. Për momentin, sipas informacioneve të fundit, numri i të vdekurve është mbi 1300, transmeton Portalb.mk.

“Shpreh ngushllime të thella për popullin turk dhe aleatët tanë nga Turqia, por edhe gatishmërinë për të ndihmuar në këto momente të vështira për miqtë tanë. Armata e Maqedonisë është e gatshme të ofrojë të gjithë mbështetjen për të ndihmuar në përpjekjet për t’u përballur me pasojat e kësaj fatkeqësie të tmerrshme dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzore”, ka shkruar Petrovska në Facebook.

Ajo shtoi se populli ynë e di se çfarë do të thotë solidaritet dhe dorë ndihme në momentet e vështira kur kemi më shumë nevojë për të.

Ndërkohë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski i ka shprehur ngushëllime homologut të tij turk presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe familjeve të të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në Turqi,

“I shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të të vdekurve, Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe popullit turk në këto momente të vështira pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Turqinë. Të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar presidenti Pendarovski në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Nga ana tjetër, pas tërmetit të fuqishëm në pjesën juglindore të Republikës së Turqisë, Ministria e Punëve të Jashtme ka kontaktuar Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Ankara dhe Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, të cilat janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Turqisë,

“PDK-të tona në Turqi janë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha pyetjet e mundshme, në numrat e telefonit: +905394569710 në Ankara, +905456149777 në Stamboll dhe + SOS telefon i MPJ-së në Shkup 38975273732”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Sot në mëngjes rreth orës 04:17, sipas llogaritjes lokale, një tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter ka goditur Turqinë juglindore pranë kufirit me Sirinë. Sipas njoftimeve të fundit në Turqi dhe Siri, numri i të vdekurve është mbi 1.300 dhe vazhdon rritet. Gjithashtu mijëra të tjerë janë plagosur. Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë për të dalë në rrugë.

Lajmet e fundit për tërmetin në Turqi mund t’i lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button