Mbrëmë u dogjën mbeturinat pas Spitalit të Tetovës (Video)

Mbrëmë pas mesnate shpërtheu një zjarr i madh pas Spitalit të Tetovës ku janë djegur mbeturina, transmeton Portalb.mk.

Zjarrfikësit kanë dalë në terren dhe kanë lokalizuar zjarrin.

“Mbrëmë rreth orës 00:50 një kalimtar rasti e ka paraqitur rastin te ne. Kemi dalë në vend ngjarje dhe kemi hasur me një zjarr të përmasave të mëdha de në ora 01:25 zjarri ka qenë i shuar. Kemi intervenuar me një veturë dhe katër zjarrfikës, bëhet fjalë për zjarr në pjesën e pasme të Spitalit, më saktë te mbeturinat e spitalit”, tha për Portalb komandanti i zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ameti.

Nga Policia e Tetovës për Portalb njoftuan se rasti nuk është raportuar në këtë institucion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button