Tërmet tjetër me magnitudë të lartë goditi Turqinë dhe Sirinë më pak se 12 orë pas të parit

Turqia raporton se një tërmet i dytë masiv në më pak se 12 orë ka goditur juglindjen e vendit. Mediat shtetërore në Siri kanë thënë gjithashtu se Damasku është prekur nga tërmeti i fundit i madh, megjithëse detajet mbeten të pakta, transmeton Reuters.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) tha se të dhënat paraprake treguan se tërmeti ishte me magnitudë 7.7 ballë sipas shkallës Rihter dhe ishte 67 km (42 milje) në veri-lindje të Kahramanmaraş, Turqi, në një thellësi prej 2 km. Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë deklaroi se ishte pak më i vogël me magnitudë 7.6 ballë dhe në një thellësi më të madhe.

Numri i vdekjeve nga tërmeti i parë në Turqi dhe Siri ishte rritur tashmë në mbi 1200, me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan që e përshkroi atë si fatkeqësinë më të madhe të vendit që nga viti 1939. Ai tha se 912 njerëz ishin vrarë dhe 5.383 të plagosur.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri raportoi më shumë se 320 të vdekur në vend, me mbi 1000 të plagosur. Shërbimi i shpëtimit të Helmetave të Bardha ka raportuar gjithashtu se 147 persona kanë vdekur dhe më shumë se 340 janë plagosur në Siri në zonat ku operon.

Ndryshe, sot në mëngjes rreth orës 04:17, sipas llogaritjes lokale, një tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter ka goditur Turqinë juglindore pranë kufirit me Sirinë. Sipas deklaratave njoftimeve të fundit në Turqi dhe Siri, numri i të vdekurve është mbi 1.300 dhe vazhdon rritet. Mbi 1.000 gjithashtu është edhe numri i të plagosurve.

Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë për të dalë në rrugë.

Lajmet e fundit për tërmetin mund t’i lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button