Aksion gueril, lëvizja “Të gjithë për QKR” vazhdon ta kundërshtojë shkurtimin e buxhetit

Në festivalin muzikor të sivjetmë “Tërmeti”, lëvizja joformale “Të gjithë për QKR-në”, sërish e ka shprehur revoltin e saj nëpërmjet aksionit gueril, me çka vazhdon ta kundërshtojë shkurtimin e enorm të buxhetit të institucionit Qendra Rinore Kulturore (QKR) për 84% në krahasim me vitin e kaluar, informojnë nga lëvizja, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kohës së performancës Dina Jasharit në festivalin “Tërmeti” u lëshua një pëlhurë e madhe me porosi “Shihni se sa jemi. Të gjithë për QKR-në”, gjest i cili me eufori u pranua prej të pranishmëve.

“Pëlhurën e kanë mbajtur dhjetëra persona, derisa Dina e ka kënduar këngën “Shtëpi” të adaptuar me tekstin “Shtëpia ime është atje ku është QKR”. Pas aksionit, pëlhura u la në hollin kryesor ku ka mbetur deri në fund të mbrëmjes. Gjatë kohës së festivalit gjithashtu janë shpërndarë dhe kartela dhe stikera me ilustrim të Princit të Vogël dhe kod  QR deri te peticioni online për “Të gjithë për QKR” nëpërmjet donacioneve të rekomanduara”, informojnë nga Lëvizja.

Si pjesë e aksionit të tyre të tyre, një numër i madh i artistëve dhe bandave muzikore kanë performuar përpara të pranishmëve me porositë “Kjo është QKR e jona”, “QKR është shtëpia jonë, dje, sot dhe nesër”, “Tërmet për QKR”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button