Pendarovski shprehu ngushëllime për viktimat në Turqi, MPJ publikoi numrat e telefonit për ndihmë të qytetarëve nga Maqedonia

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski i ka shprehur ngushëllime homologut të tij turk presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe familjeve të të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, transmeton Portalb.mk.

“I shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të të vdekurve, Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe popullit turk në këto momente të vështira pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Turqinë. Të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar presidenti Pendarovski në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ndërkohë, pas tërmetit të fuqishëm në pjesën juglindore të Republikës së Turqisë, Ministria e Punëve të Jashtme ka kontaktuar Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Ankara dhe Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, të cilat janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Turqisë,

“PDK-të tona në Turqi janë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha pyetjet e mundshme, në numrat e telefonit: +905394569710 në Ankara, +905456149777 në Stamboll dhe + SOS telefon i MPJ-së në Shkup 38975273732”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Një tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter goditi Turqinë juglindore pranë kufirit me Sirinë mëngjesin e sotëm në orën 04:17 me orën lokale, tha Shërbimi gjeologjik i SHBA-së. Sipas deklaratave njoftimeve të fundit në Turqi dhe Siri, numri i të vdekurve është mbi 600 dhe vazhdon rritet. Të paktën 900 persona u plagosën.

Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë për të dalë në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button