Pendarovski priti ambasadorët e ShBA-së, MB-së, Gjermanisë, Italisë dhe Francës dhe ambasadorët e OSBE-së në Maqedoninë e Veriut

Presidenti Stevo Pendarovski priti sot shefin e misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kilian Wahl dhe ambasadorët në misionin e OSBE-së në SHBA, Michael Carpenter, të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Neil Bush, të Gjermanisë, Gesa Brautigam, të Italisë, Stefano Baldi dhe të Francës, Christine Fage. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler, transmeton Portalb.mk.

Presidenti Pendarovski dhe ambasadorët shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale dhe zhvillimet në Evropë dhe rajon, si dhe për prioritetet e kryesimit të Maqedonisë me OSBE-në.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen informacione mbi rolin e OSBE-së në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës dhe nevojën urgjente për rivendosjen e paqes dhe stabilitetit dhe parandalimin e konflikteve të mëtejshme.

Presidenti Pendarovski tregoi se Maqedonia e Veriut është plotësisht e përgatitur për të marrë përgjegjësi dhe për t’u përballur me të gjitha sfidat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button