Me infuzion në testimin ekstern

Një prind i cili ka insistuar të mbetet anonim, për TV Nova ka bërë të ditur për një problem serioz. Fëmija i tij javën e kaluara ka shkuar në provim me infuzion. Nxënësi ka hyrë në provim me shëndet jo të mirë sepse dëshironte të kapte afatin e parë të regjistrimit në shkollë të mesme.

“Fëmija im shkoi në provim me gjilpërë në dorë dhe u kthye në infuzion pas një ore. Kërkuam termin për provim pas një jave, por në shkollë na thanë se Ligji nuk parashikon kështu situatash. Kjo nuk është shoqëri humane, nuk ka drejtësi. Fëmija është operuar nga zorra e verbër dhe që mos ti ik afati shkoi në provim”, deklaroi prindi.

Ndryshe, Testimi ekstern për nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme ka përfunduar. Afati i dytë është pre 2 deri 10 korrik.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button