Maqedonia e Veriut do të reagojë te Komisioni Evropian në lidhje me sjelljen e eurodeputetit bullgar

Ministria e Punëve të Jashtme ka paralajmëruar që do të reagojë deri te Komisioni Evropian në lidhje me sjelljen e eurodeputetit bullgar Aleksandar Jordanov për shkak ngjarjeve të fundit rreth shënimit të përvjetorit të figurës historike të Goce Dellçevit, transmeton Portalb.mk.

“MPJ do t’i dërgojë letër Parlamentit Evropian në të cilën do të informojë për sjelljen e joadekuate dhe ofenduese të eurodeputetit bullgar, Aleksandar Jordanov në rrjetet sociale”, paralajmëroi Ministria, duke vlerësuar që Bullgaria nuk ka bë mjaftueshëm për penguar hyrjen e radikalistëve përmes “Deve Bair”.

Ata vlerësojnë që shënimi i përvjetorit të lindjes së Dellçevit ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Megjithatë, me keqardhje konstatojmë se në prag dhe pas përkujtimit të 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit në Maqedoninë e Veriut, radikalistë, përfaqësues të organizatave dhe partive politike në Bullgari vazhdojnë të shprehin pretendime territoriale ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në vazhdimësi cenojnë dinjitetin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të popullit maqedonas dhe të vendit tone”, deklarojnë nga Ministria.

Kujtojmë që ditëve të fundit janë rritur tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si shkak i sulmit të sekretarit të klubit bullgar Car Boris Treti” në Ohër, i cili ka shtetësi të RMV-së por deklarohet si bullgar.

Ministri teknik i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, deklaroi se Bullgaria do të marrë të gjitha masat për rastin “Pendikov” dhe tashmë punohet për këtë. Ai tha gjithashtu se për shënimin e lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, të dyja vendet dhe kryesisht institucionet në RMV duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga çdo provokim për të siguruar rendin e nevojshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button