Banderolë kundër Kosovës në Euroligë

Serbët shfrytëzojnë thuajse çdo ngjarje sportive për të shpalosur banderola dhe bërë thirrje kundër Kosovës, raporton EN. Së fundmi një banderolë e tillë ku shihet harta e Kosovës me flamurin e Serbisë është shfaqur edhe në ndeshjen e Euroligës mes skuadrës italiane Milano dhe Crvna Zvezdës.

Tifozët serbë që ndodheshin mbrapa koshit vendosën ta shpalosnin këtë banderolë dhe për çudi një gjë e tillë qëndroi gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk u largua.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga FIBA, por as nga Federata e Basketbollit të Kosovës që nuk ka dërguar ndonjë ankesë në shtëpinë më të madhe të basketbollit botëror

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button