U dëmshpërblye me afro 300 mijë dollarë punonjësi shqiptar në Kanada, ishte keqtrajtuar nga shefi

Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Ontario të Kanadasë ka dëmshpërblyer me afro 300 mijë dollarë punonjësin shqiptar Rr. O., i cili kishte paditur mbikëqyrësin dhe kompaninë për trafikim me qenie njerëzore dhe keqtrajtim, raporton “Law Times News”, raporton Koha.net.

Punonjësi i përkohshëm Rr. O. kishte paditur kompaninë Universal Structural Restorations Ltd. (USRL) dhe mbikëqyrësin Ludgero De-Almeida, mbi bazë se ishte abuzuar, e nënçmuar në mënyrën më të turpshme. Shqiptari ka thënë se kishte gjuhë diskriminuese, fyerje, kërcënime në lidhje me statusin e tij të emigracionit dhe po ashtu abuzim fizik nga mbikëqyrësi, i cili e kishte goditur me grusht edhe në testikuj, e atë para kolegëve. Madje i shkaktoi dëme të mëdha, që përfundimisht çuan në humbjen e një testikuli.

Shqiptari tha se kompania në mënyrë të dretpërdrejt përmes mbikëqyrësit e tij, e keqpërdori, duke e nënshtruar atë ndaj “trafikimit të punës”.

Gjyqtari Joseph Di Luca iu referua disa raporteve që shpjeguan për trafikim me punë, duke thënë se shpesh përjetohet kjo nga popullata e cenueshme.

“Vendimi është një kujtesë e rëndësishme për punëdhënësit e Ontarios se shkelja ligjore e trafikimit të qenieve njerëzore zbatohet edhe për rastet e trafikimit të punës dhe është i disponueshëm për punonjësit”, ka thënë avokati Gillian Round.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button