Shkupi gjobiti me para dhe ua ndaloi hyrjen bullgarëve që nxitën incidente në kufi

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se tre shtetas bullgarë, që kanë fyer pjesëtarët e policisë maqedonase në vendkalimin kufitar Deve Bair me Bullgarinë, janë dënuar me nga 300 euro, si dhe u është ndaluar për tre vjet hyrja në Maqedoninë e Veriut, raporton REL.
Incidenti ndodhi të shtunën, derisa dhjetëra bullgarë ishin nisur për në Shkup për të marrë pjesë në manifestimet për 151-vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit – identitetin e të cilit e pretendojnë, si maqedonasit, ashtu edhe bullgarët.
Goce Dellçev ka udhëhequr një rezistencë maqedono-bullgare kundër Perandorisë Osmane në periudhën e vitit 1900.
Shtetasit bullgarë nuk mundën të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut për shkak të, siç u tha, “rënies së sistemit elektronik të kontrollit në të gjitha pikat kufitare”.
“Problemi teknik” ka zgjatur për më shumë se katër orë, gjë që ka pamundësuar hyrje-daljet nga Maqedonia e Veriut.
Por, Ministri i Punëve të Brendshme i Bullgarisë, Ivan Demerxhiev, i cili mori pjesë në manifestimet për Dellçevin, tha se “dyshon që problemi teknik ishte i qëllimshëm” për të penguar shkuarjen e bullgarëve në Shkup.
Ai tha se ditën e hënë, pala bullgare do t’iu dhurojë autoriteteve maqedonase pajisje teknike që të mos kenë “probleme të tilla”.
Ndërkohë, organizata e maqedonasve në Bullgari, “OMO Ilinden Pirin”, ka njoftuar për një sulm ndaj klubit të saj në qytetin Bllagoevgrad në Bullgari.
“Tashmë 17 vjet po ndodhin sulme ndaj klubeve maqedonase në Bullgari. A do t’i hetojë më në fund policia këtë herë dhe nuk do të refuzojë? Le të shohim nëse policia bullgare mund t’i gjejë autorët”, thuhet në tekstin e publikuar në faqen zyrtare në Facebook të OMO Ilinden Pirin.
Klubi ka thënë se është sulmuar me gurë dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Klubi u hap në tetor të vitit të kaluar në një atmosferë të tensionuar, pasi grupet bullgare kundërshtonin hapjen e tij.
Tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë rritur në nëntor të vitit të kaluar, kur pjesëtarë të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut, hapën në Manastir dhe Ohër klube bullgare me emrat: “Car Borisi i Tretë” dhe “Vanço Mijallkov”, të cilët kanë sunduar Bullgarinë në periudhën e Perandorisë Osmane, me synimin e “bashkimin e tokave maqedonase me Bullgarinë”.
Dy shtetet fqinje, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, që nga viti 2017 – kur kanë nënshkruar një marrëveshje për fqinjësi të mirë – nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet historike. Mes tjerash, shtetet kanë mospajtime për prejardhjen e shumë personaliteteve historike, përfshirë edhe Goce Dellçevin, dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase, pasi bullgarët pretendojnë se ato kanë “rrënjë bullgare”.
Kujtojmë që ditëve të fundit janë rritur tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si shkak i sulmit të sekretarit të klubit bullgar Car Boris Treti” në Ohër, i cili ka shtetësi të RMV-së por deklarohet si bullgar.
Ministri teknik i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, deklaroi se Bullgaria do të marrë të gjitha masat për rastin “Pendikov” dhe tashmë punohet për këtë. Ai tha gjithashtu se për shënimin e lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, të dyja vendet dhe kryesisht institucionet në RMV duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga çdo provokim për të siguruar rendin e nevojshëm.
- LEXO: Pa incidente dhe qetë u festua 151-vjetori i lindjes së Goce Dellçevit
- LEXO: Maqedonia e Veriut nën masa të rrepta sigurie para manifestimit për Goce Dellçevin
- LEXO: Policia prej sot filloi kufizimet në komunikacion për shkak ngjarjes që do të mbahet më 4 shkurt
- LEXO: Deklarata e Parlamentit të Bullgarisë nuk përputhet me realitetin, vlerësoi MPJ e Maqedonisë së Veriut
- LEXO: Parlamenti bullgar miratoi deklaratë me të cilën dënon ashpër dhunën ndaj bullgarëve në RMV
- LEXO:Tensionet e përmasave serioze midis RMV-së dhe Bullgarisë në dëm të të dy vendeve dhe eurointegrimeve
- LEXO: Ambasada e Rusisë reagoi ndaj Osmanit, nuk ka prova që kanë dashur konflikt mes Maqedonisë dhe Bullgarisë
- LEXO: Milkov: Bullgaria do t’i ndërmarrë të gjitha masat kundër RMV-së për rastin “Pendikov” dhe tashmë po punojmë në të
- LEXO: Reagime nga Bullgaria pasi Pendarovski propozoi ndalesën për hyrje në RMV të disa funksionarëve bullgarë
- LEXO: Pendarovski paralajmëroi për 4 shkurt ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë, kërkoi nga Qeveria të marrë masa parandaluese