Për dhjetë ditë mbaron mundësia për të konkurruar për çmimin “Goce Dellçev”

Persona apo grup i autorëve nga vendi ose jashtë vendit, kanë mundësi që deri më 15 shkurt të aplikojnë për Çmimin “Goce Dellçev”, transmeton Portalb.mk.

Më 4 maj do të ndahet ky çmim, ndërsa edhe dhjetë ditë Këshilli për ndarjen e çmimeve do të mund të pranojë aplikime.

“Me çmimin  „Goce Dellçev ” ndahen mirënjohje shoqërore për arritjet veçanërisht të rëndësishme në lëmin shkencore në interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Çmimi në vitin 2023 ndahet për libër ose vepër shkencore të publikuar në vitin 2022”, sqaroi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria sqaroi që veprat e publikuara në gjuhë të huaj, duhet të dorëzojnë përmbajtje dhe rezyme deri në 3 faqe në gjuhën maqedonase ose shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button