fbpx

Rreziku nga mos-ndryshimi u takon të papjekurve mendërisht!?

Reformat që përfshin tokat shqiptare në vitet e 90-ta duheshe të bien ndryshimin e qenies sonë kombëtare si në kuptimin ekonomiko, shoqërore , politike , etik dhe moral të tij. Ky ndryshim priteshe të ndodhë shumë shpejtë, pasi shqiptarët në të gjitha tokat e Ballkanit qenë të prangosur si nga sistemi i rradhëve të veta, ashtu edhe nga sistemi që u ishte mveshur nga të tjerët. Të mallzuar për lirinë e shprehjes e të veprimit mendonim se këtë ndryshim do ta përqafojmë dhe realizojmë me një tempo aq të shpejtë sa të tjerët do të na e kishin zili.

Këtë ndjenjë e shtonin martirët tanë të shumtë cilët nuk kursyen asgjënë për ta kundërshtuar një-mendësinë. Por robërimi me karakteristikat e njëmendësisë vetëm u zëvendësua nga ata që duhej ti prinin këtyre ndryshimeve. Paritë e partive politike si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni mbetën po ata që e nisën e kurrë se bitisën si thotë kënga, procesin e ndryshimit.

Partia jonë politike, harruan parimin elementar se ata duhet të ndërrohen dhe ndërrimi i tyre nga skena politike është parësorë për ndryshimet e vërteta në jetën shoqërore. Rri dhe habitem pse asnjëri nga bartësit e posteve në politikën shqiptare nuk e la fronin në mënyrë të rregullt me rotacion për ti lënë vendin tjetrit. Tipizimi i rolit të Sali Sali Berishës nga Agron Llaka në All-Pazar është një e keqe që ka përfshirë mbarë parinë tonë politike. Një dukuri që e përcjell të parën janë edhe platformat e partive politike. Edhe pozita edhe opozita kanë ngulur shenjat e njëjta në hudutet e tyre për sundim, dhe ato nuk lëvizin edhe pse popullit deri më tani nuk i kanë sjellë asgjë. Prodhimi bruto po i njëjtë , siguria qytetare po e njëjta, arsimi në rënie, ekologjia katastrofë. Si duhej të ishte ndryshe.

Zotëri ndërrohuni dhe ndërroni veten. Pluralizmi dhe monizmi nuk mund të jenë një e njëjtë. Bajraktarizmi nuk i takon kohës sonë, ai ka lulëzuar dhe është varrosur në feudalizëm, kini mendjen! Dalloni krahun e djathtë nga krahu i majtë në punë e në jetë, se përndryshe jeni të paralizuar. Shihni veten piquni, se do të vdisni adoleshent në moshën e shtyrë. Piquni se ai që vdes i papjekur shumë pakë mbahet mend edhe sikur botën të ngrejë në këmbë përnjëherësh.

Tags

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close