Presidenti i Interit rrezikon burgun

Tek Interi, situata nuk është aspak e qetë! Kjo sepse presidenti zikaltër, Steven Zhang “rrezikon deri në tre muaj burg” në Hong Kong. Për numrin 1 të klubit, është ngritur një padi në vendin aziatik, pasi ai nuk ka shlyer një borxh rreth 300 milionë Dollarë ndaj China Construction Bank Asia, raporton Klan.

Një çështje është hapur në Shtetet e Bashkuara, një në Milano dhe dy në Hong Kong nga kreditorët, me këtyre të fundit që u është dhënë e drejta nga gjykatësi.

Më 13 Mars, Zhang do të dalë para gjykatës për t’u marrë në pyetje për çështjen. Veç kësaj atij i duhet të argumentojë se si do t’i paguajë borxhet e marra si edhe t’i paraqesë gjykatës çdo provë të mundshme.

Rreziku i burgimit ekziston nëse gjykata do të mund të faktojë që Zhang ka fshehur të ardhurat për të mos kryer pagesën e borxhit. Akuza tjetër në Hong Kong ka të bëjë me dëshmi të rreme në procesin e parë gjyqësor.

Nëse prokuroria shprehet në disfavor të të akuzuarit, Zhang mund të përfundojë në qeli për tri muaj, ose të gjobitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button