Maqedonia pret se cfarë do të ndodhë me projektin e gazësjellësit

Ndërtimi gazësjellsit, “Rjedha e Jugut” ëshët ndërprerë so rezultat i mospajtimeve të Rusise me vendet evropiane për shkak të krizës në Ukrainë, me cka serbia dhe Rusia paralajmëruan se do t’i ndalojnë aktivitetet për gazësjellësin.

Qeveria vlerësonë se ndërtimi i gazësjellësit është një projekt gjeopolitik kompleks ku Maqedonia nuk mund të ndikoj.

Nga kompania vendase Resurset Eneregjetike të Maqedonisë e cila bashk me Gazprom duhet të ndërtojnë gazësjellësin, thonë se janë duke i ndjekur ngjarjet aktuale lidhur me projektin “Rjedha e Jugurt”.

“Në këtë projekt janë të përfshirë shumë vende evropiane dhe për gjëra të tilla nuk mund të japim komente sepse faza tjetër e ndërtimit varet nga hapat e të gjithë të përfshirëve në këtë projekt”, thotë drejtori i Resurseve Energjetike të Maqedonisë, Kërste Milladinov.

Zëvendëskryeminsitri Zoran Stavrevski, thotë se do të shikojmë mundësin për tu lidhur me koridoret tjera regjionale energjetike, nëse nuk do të realizohet projekti “Rjedha e Jugut.

Sipas tij Maqedonia mbetet e hapur nëse zhbllokohet ky projekt të bëjë pjesën e punës së saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button