Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit

Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës, njofton Portalb.

Siç informojnë nga Federata e xhudos e Kosovës, Distria ka arritur të na bëjë krenar duke fituar medaljen artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kampionia olimpike arriti ta mposhtë në finale hungarezen, Reka Pupp.

Ndryshe, Distria e nisi raundin e parë pa ndeshje, ndërsa në raundin e dytë e mposhti spanjollen Marina Castello Diez për të kaluar në çerekfinale.

Në çerekfinale, xhudistja jonë u takua me mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren, të cilën e mposhti me ‘ippon’ për të kaluar në gjysmëfinale.

Xhuditja jonë u tregua e fortë edhe në gjysmëfinale duke fituar me dy ‘waza-ari’ ndaj francez Amandine Buchard dhe për të siguruar medaljen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button