Shumë njerëz nuk shkojnë për kolonoskopi edhe pas një rezultati pozitiv

Gati gjysma e njerëzve me rezultat pozitiv të testit të jashtëqitjes për garderdhje okulte nuk marrin kolonoskopi potencialisht shpëtimtare, trregon një studim i ri që analizoi të dhënat nga 32.769 njerëz të moshës 50 deri 75 vjeç, transmeton Panacea.

Në përgjithësi, vetëm 56 për qind e njerëzve caktuan kolonoskopi ekzaminuese brenda një viti. Mjekët thonë se shqetësimi i perceptuar i procedurës mund të ketë luajtur një rol në vendimet e pacientëve të tyre.

Kolonoskopia zbulon kancerin kolorektal dhe polipet potencialisht prekanceroze. Procedura zakonisht kryhet në baza ambulatore, zgjat rreth një orë dhe kërkon rregullim të ushqimit dhe marrje paraprake të laksativëve.

Përndryshe, njerëzit duhet të fillojnë skriningun kolorektal në moshën 45 vjeçe. Testet e jashtëqitjes për gakderdhje okulte janë 71 për qind deri në 92 për qind të sakta, në varësi të llojit të testit. Zbulimi i hershëm i kancerit të zorrës së trashë është i rëndësishëm sepse kur kanceri i zorrës së trashë zbulohet, 90 për qind e njerëzve jetojnë për të paktën edhe 5 vjet të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button