U morën në pyetje dëshmitarët nga Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë për rastin “Softuerët”, gjykimi vazhdon më 9 shkurt

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me propozim të mbrojtjes, sot janë dëgjuar dëshmitarë, punonjës në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë në lidhje me rastin “Softuerët”, në të cilin i akuzuari i parë është ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.
Janë marrë në pyetje dëshmitarët Zorica Stojanoviq, Agim Mahmuti dhe Mirçe Janev.
I akuzuari Dragi Rashkovski, përmes pyetjeve të drejtpërdrejta, ka bërë pyetje lidhur me provat konkrete, korrespodencën dhe përgjigjet nga Qeveria, në drejtim të asaj se a janë dëshmitarët hartues të tyre.
Dëshmitë i referoheshin faktit se, siç pretendon mbrojtja, dokumentet që kanë të bëjnë me prokurimin publik janë të regjistruara në mënyrë transparente në mjetet bazike të Qeverisë.
Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizim publik për sistem për identifikim biometrik, furnizim publik të softuerit për caktim të shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptim të dënimeve, furnizim i kamerave ANPR për njohje të targave për automjetet dhe firnizim publik të kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistem për njohje automatike të targave.
Ndryshe, Rashkovskit pas hapjes së hetimeve më 16 prill të vitit të kaluar i është caktua masa e arrestit shtëpiak, por pas ankesës së Prokurorisë vendimi u pezullua dhe pesë ditë më vonë mori paraburgim efektiv në burgun e Shkupit në Shuto Orizarë. Megjithatë aty qëndroi rreth një muaj e gjysmë pasi më 4 qershor 2021, me vendim të Apelit, masa e paraburgimit efektiv i është zëvendësuar me arrest shtëpiak. Rashkovski edhe atëherë ofroi garanci për t’u mbrojtur në liri, por rreth 500.000 euro, por u refuzua.
Rashkovskit i cili akuzohet për keqpërdorim me furnizmin të softuerit për shkelje në trafik, në shkurt i’u ndërpre fillimisht paraburgimi dhe më pas edhe paraburgimi shtëpiak, pasi Apeli e pranoi garancinë prej 192 mijë euro.
Aktakuza për rastin “Softuerët” përfshin blerjen e dy softuerëve për kundërvajtje në komunikacion dhe për identifikim biometrik, të cilat sipas Prokurorisë nuk janë kërkuar dhe përdorur nga askush. Aktakuza përfshin edhe pagesën e tarifave nga e cila sipas prokurorisë ka marrë pjesë edhe ish-sekretari i përgjithshëm. Rashkovski ndiqet penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe larje parash. Me të akuzohen edhe gjashtë persona të tjerë: Ivica Dimitrovski, Igor Hristov, Daniel Stançev, Irena Ivanovska, Igor Ivanovski dhe Maja Siljanovska.
- LEXO: Spasovski dëshmoi për Rashkovskin: Nuk kam ditur për softuerin, as nuk kemi diskutuar për këtë çështje
- LEXO: Muajin tjetër do të vazhdojë rasti “Softueri”, Oliver Spasovski do të paraqitet si dëshmitar
- LEXO: Zekiri dëshmoi në rastin e Rashkovskit: Qeveria nuk shqipton gjoba komunikacioni
- LEXO: Softuerin që Rashkovski e ka blerë për Policinë nuk ka funksionuar, konstatoi eksperti
- LEXO: Pas ndërprerjes së paraburgimit, Rashkovski kërkoi t’i kthehet pasaporta
- LEXO: Filloi procesi gjyqësor kundër Rashkovskit pas tre dështimeve
- LEXO: Apeli ua hoqi masën e arrestit shtëpiak Dragi Rashkovskit dhe Trajko Veljanoskit
- LEXO: Gjyqi i Rashkovskit është shtyrë për më tutje pasi në seancë mungoi Maja Siljanovska
- LEXO: Gjyqi i Rashkovskit fillon më 25 janar, lënda i ra gjyqtares Janculeva-Mihailovska
- LEXO: Pas festave, Rashovski do të gjykohet për prokurimin e softuerit
- LEXO: Rashkovski ka futur në Qeveri të drejtë ndërtimi të paligjshëm, kompania e ka shpërblyer me automjet prej 50 mijë euro për bashkëshorten
- LEXO: Rashkovski ka leje nga gjykata që në kohë të caktuar të përdorë shërbime shëndetësore, sqarojnë nga MPB-ja
- LEXO: RMV, Apeli edhe një herë i përkujtoi të gjithë se Rashkovski ka ndalesë për komunikim dhe ia vazhdoi arrestin shtëpiak deri më 8 shtator
- LEXO: Rashkovski ka ndalesë të rreptë të komunikojë me të dyshuarit e tjerë edhe pse Gjykata Penale tha se nuk ka kur refuzoi ta kthejë në Shutkë
- LEXO: Gjykata ka refuzuar ta kthejë Rashkovskin në Shutkë, pasi Prokuroria sërish ka kërkuar paraburgim
- LEXO: Edhe një “bombë” u publikua për skandalin me tenderin e sekretarit të përgjithshëm Dragi Rashkovski
- LEXO: Prokuroria hapi lëndë për keqpërdorimet te tenderi i sistemit të radarëve, ku akuzohet Rashkovski
- LEXO: Rashkovski bleu softuer për gjobitje në trafik, ndërsa MPB-ja nuk di për të dhe as planifikon ta përdorë
- LEXO: Prokuroria ka hapur procedurë para-hetimore për softuerin e Rashkovskit
- LEXO: Dragi Rashkovski dha dorëheqjen nga posti sekretar në kabinetin e Kryeministrit