U publikuan rezultatet e Konkursit të Ministrisë në lidhje me projektet që promovojnë tolerancë

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka publikuar rezultatet e Konkursit për ndarjen e mjeteve për realizimin e aktiviteteve që kontribuojnë për zhvillimin dhe avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës në shkollat fillore dhe të mesme për vitin shkollor 2022/2023, raporton Portalb.mk.

 Qëllimi kryesor i këtyre granteve është promovimi i praktikave të mira të aktiviteteve për mes të cilave kultivohen marrëdhënie  harmonike e që  bazohen në respektimin e dallimeve, ndërtimin e  një shoqëri multikulturore dhe multietnike me çka mundësohet ngritje e institucioneve edukativo arsimore të suksesshme bashkëkohore dhe efektive të cilat promovojnë vlera multikulturore dhe multietnike, qasje të individualizuar ndaj nxënësve, klimë pozitive emocionale dhe komunikim konstruktiv  shumëkahësh në ambient shkollor të këndshëm dhe nxitës”, raportoi Ministria.

Në listën fituese janë përfshirë 44 shkolla fillore dhe 16 shkolla të mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button