Qeveria vendosi që 69 milionë denarë nga lojërat e fatit dhe ato zbavitëse të shkojnë te kategoritë e rrezikuara të shoqërisë

Në mbledhjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos për rishpërndarjen e mjeteve nga lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse gjatë vitit 2023 për disa kategori të rrezikuara në shoqëri, duke përfshirë 9 710 000 denarë për personat me nevoja të veçanta intelektuale, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria mori vendim për shpërndarjen e të ardhurave nga lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse gjatë vitit 2023 për financimin e aktiviteteve programore e organizatave kombëtare invalidore, shoqatat e tyre dhe asociacionet e tyre, te shoqatat që luftojnë dhunën në familje dhe në Kryqin e Kuq në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Qeveria.

Në këtë vendim bëhet fjalë për 69 milionë denarë të fituara nga lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, duke përfshirë 4 milionë denarë në luftën kundër dhunës në familje, 8 milionë denarë për Kryqin e Kuq, 2 milionë denarë për pushime verore të fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button