Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në lidhje me Korridorin 8 dhe 10d

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 124-t dhe 125-të, ku ndër të tjera u vendos që nga 6 shkurti të fillojnë negociatat me partnerët strategjik për infrastrukturën e Korridorit 8, transmeton Portalb.mk.
Në këtë mbledhje ndër të tjera u miratua edhe informacioni për nevojën për aplikimin e një granti për shpronësimin e rrugës A2, si pjesë e Korridorit 8.
Qeveria sqaroi që ka angazhuar ekipin negociues për të gjitha detajet dhe kushtet e arrëveshjes për ndërtimin e projektit për ndërtimin e infrastrukturës së Korridorit 8, pjesa Tetovë – Gostivar – Bukojçani dhe projekti Trebenishta – Strugë – Qafë Thanë.
Ky vendim vlen edhe për Korridorin 10d, për pjesën ndërmjet Prilepit dhe Manastirit. Komisioni duhet brenda 21 ditëve të dorëzojë Raportin deri te Komiteti për negociata.
Ndryshe më 29 tetor, në RMV filloi ndërtimi i hekurudhës të Korridorit 8 drejt kufirit me Bullgarinë. Aksi i transportit transnacional Lindje-Perëndim (Korridori VIII) shtrihet nga porti i Barit në Itali deri në portet e Varnës dhe Burgasit në Bullgari. Pjesa qendrore e këtij korridori pan-europian 315 km i gjatë kalon përmes Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Kërçovës, Shkupit, Kumanovës, Beljakovcës dhe Kriva Pallankës. Megjithatë, lidhjet mungojnë në skajin perëndimor (nga Kërçova deri në kufirin me Shqipërinë) dhe në skajin lindor (nga Kumanova në kufirin me Bullgarinë).
Që nga viti 2007, BE-ja ka dhënë mbi 500 milionë euro për sektorin e transportit si në kuadër të Instrumentit të Para-Aderimit ashtu edhe nëpërmjet WBIF.
Konsorciumi amerikan-turk “Behtel-Enka” i ofron vendit ndërtimin e autostradave sipas modelit “çelës në dorë”, d.m.th. të realizojnë projektimin dhe ndërtimin e autostradave Tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë nga korridori 8 dhe në autostradën Prilep-Manastir nga Korridori 10d. Ndërsa Qeveria do të duhet të gjejë mjete financiare për realizimin e këtij projekti.
- LEXO: RMV-ja nënshkroi marrëveshjen për mbikëqyrje në ndërtimin e korridorit 8 dhe 10 me IRD Engineering
- LEXO: “IRD Engineering” do të jetë konsulent dhe mbikëqyrës për autostradat e korridorit 8 dhe 10
- LEXO: Korridori 8 dhe 10D para zgjedhjes së konsulentit për transaksionin financiar, verës pritet të fillojnë punimet
- LEXO: Janë siguruar mjete për ndërtim të fazës së parë të autostradës Gostivar – Kërçovë
- LEXO: Korridori 8, u nënshkrua marrëveshja për 110 milionë euro kredi për ndërtimin e pjesës Bukojçan – Kërçovë
- LEXO: Nesër do të fillojnë punimet në seksionin hekurudhor të Korridorit 8 Kumanovë-Beljakovce-Kriva Pallankë
- LEXO: Gjykata Kushtetuese vendosi: Punëtorët në korridoret rrugore 8 dhe 10 nuk do të punojnë 60 orë në javë
- LEXO: Korridori 8 dhe 10D para zgjedhjes së konsulentit për transaksionin financiar, verës pritet të fillojnë punimet
- LEXO: Korridori 8, u nënshkrua marrëveshja për 110 milionë euro kredi për ndërtimin e pjesës Bukojçan – Kërçovë
- LEXO: Gjykata Kushtetuese vendosi: Punëtorët në korridoret rrugore 8 dhe 10 nuk do të punojnë 60 orë në javë
- LEXO: Rritje të shpenzimeve, vonesa dhe shumë parregullsi tjera janë zbuluar në Maqedoninë e Veriut gjatë ndërtimit të rrugëve, alarmoi Revizioni