Kabineti i kryeministrit kërkon dhjetëra vullnetar

Qeveria e Republikës së Maqedonisë mundëson vullnetarizëm për të gjithë studentët e interesuar në vitin përfundimtar nga sfera e shkencave juridike, politike, ekonomike, filologjike dhe shkenca tjera shoqërore, si dhe nga sfera e shkencave elektroteknike në zyrën e kryetarit të Qeverisë dhe në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë. Shpallje për vullnetarizëm këtyre ditëve janë shpallur edhe për të gjitha ministritë dhe institucionet e tjera shtetërore.

Qëllimi, siç potencoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev, është afrimi i punës së administratës shtetërore tek qytetarët e Republikës së Maqedonisë, ndërsa njëherit edhe dhënie të mundësisë për fitim të përvojës së punës së të rinjve.

Afati për paraqitje është deri më 15 qershor, ndërsa vullnetarizmi do të jetë në periudhë prej 1 korrikut deri më 15 shtator të këtij viti. vullnetarëve që do të angazhohen do t’u paguhet kompensim për udhqim dhe transport, në pajtim me Ligjin për vullnetarizëm, që do të jetë rreth 4.500 denarë.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë letër për interesim, biografi të shkurtër dhe fotokopje nga indeksi deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë në adresën: Bul.”Ilinde” nr.2, 1000 Shkup, me shenjë për Zyrën e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë

Lajme të ngjashme

Back to top button