Nuk është larguar objekti ilegal në bllokun 37, Kasami: Do të prishet sapo të mbarojnë procedurat

Objekti illegal i fundit i mbetur në hapësirën publike te parkingu i ri i bllokut urban 37 nuk është prishur ende. Kjo nga kryetari i Komunës së Tetovës arsyetohet se ka procedura që janë në vijim dhe se i njëjti do të prishet sapo të kalojnë afatet kohore të parapara, shkruan Portalb.mk.

Para pak muajsh hapësira në bllokun urban 37 apo e njohur ndryshe si hapësira te “Stacioni i Vjetër i Zjarrfikësve” kishte pamje ndryshe, ishte e uzurpuar dhe kishte një rrugë në të cilën hyje dhe mezi dilje.

Por, komuna i largoi uzurpatorët dhe këtë hapësirë publike e riktheu në parking për banorët e bllokut, kërkesë kjo e kamotshme e tyre.

Megjithatë, aty mbetet një objekt i cili nuk është prishur ende, edhe atë mu në qosh të bllokut.

Sipas planit të Komunës, parkingu i ri e kap edhe këtë hapësirë në të cilën ndodhet objekti ilegal.

Ky është plani i komunës për krijimin e parkimeve në këtë hapësirë:

Për këtë problem, në redaksinë e Portalbit banorët nga ky bllok disa herë janë ankuar se lirimi i hapësirave publike është bërë në mënyrë selektive dhe se objekti i fundit mbetet pa larguar përderisa tjerët janë prishur.

Bëhet fjalë për objektin në fotografinë e mëposhtme:

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Edhe pse dhjetorin e kaluar kryetari i Komunës së Tetovës tha se objekti do të prishet, por pa precizuar se kur pasi bëhet fjalë për procedura administrative.

Pyetëm Kasamin përsëri se kur do të prishet i njëjti. Kështu u përgjigj ai:

“Aty duhet të kalojë në këshill, domethënë duhet të kalojnë afatet kohore sepse shkalla e dytë e ka kthyer, ja ka miratuar, të njëjtën duhet ta kalojmë në këshill që të përmbyllet si procedurë”

Gazetari i Portalb: Ka afat kur përafërsisht?

Kasami: Janë afate ligjore, unë besoj se momenti i parë kur të kalojë afati i ankesës që të mund të njëjtën ta procesojmë në këshill, do ta procesojmë në këshill, këshilli do të merr një vendim dhe do të vazhdojë procedura për prishjen.

Në këtë hapësirë sipas planit të Komunës në fazën e parë në plan ishin krijimi i 56 vendeve të parkimit dhe në fazën e dytë 26 vende parkimi. Përveç vendeve të parkimit, në këtë hapësirë sipërfaqja është shtruar me pllaka begatoni.

Për objektin e njëjtë, banorët edhe gjatë muajit tetor e ngritën shqetësimin se nuk do të prishet, ndërkaq komuna edhe asokohe tha se projekti për parkingje do të realizohet sipas planit. Në këtë hapësirë janë larguar uzurpimet tjera që kishin bllokuar hapësirën publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button