RMV, do të publikohet lista e personave që do të fitojnë ndihmë nga shteti, më 13 shkurt lëshohen mjetet

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, i informon qytetarët se mjetet financiare për shfrytëzuesit e mbështetjes financiare për menaxhim me krizën energjetike do të paguhen më 13.02.2023, njofton Portalb.mk.

Lista me shfrytëzuesit e mbështetjes financiare për menaxhim me krizën energjetike do të publikohet më 6 shkurt.

ueb-faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (shfrytëzuesit e të drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, shtesë të veçantë, kompensim për shkak pengesës, shfrytëzuesit e kompensimit për ndihmë dhe kujdes ndaj personit tjetër me ndryshime të përhershme pa nevojë nga kontrolli mjekësor dhe që nuk shfrytëzojnë kompensim për shkak pengesës, por edhe prindërit vetëushqyes të cilët janë shfrytëzues të evidentuar të ndihmës së garantuar minimale).

Në ueb-faqen e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor (shfrytëzuesit e pensionit në lartësi jo më të lartë se 11.525 denarë në muaj, gjegjësisht në lartësi jo më të madhe se 14.000 denarë në muaj, por edhe shfrytëzuesit e të drejtës për kompensim për dëmtim trupor).

Në ueb-faqen e Agjencisë për Punësim (personat e papunë – shfrytëzuesit e sigurimit material në formë të kompensimit financiar).

Lista publikohet me qëllim që qytetarët të munden të bënë kontroll, ndërkaq nëse personi nuk është në listë dhe vlerëson se i përmbush kushtet, atëherë mund të dorëzojë ankesë deri te Komisioni për Ankesa për Mbështetje Financiare në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, në afat prej tre ditësh nga publikimi i listës.

Ankesa mund të dorëzohet nëpërmjet Arkivit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ose nëpërmjet postës elektronike [email protected].

Lista e shfrytëzuesve do të largohet nga ueb-faqja e MPPS-së dhe institucioneve tjera, tre ditë pas publikimit.

Ndryshe, kjo është pagesa e tretë e shtetit, ndërkaq pritet të ketë edhe një, që pritet të lëshohet në muajin e ardhshëm.

LEXO: RMV, Qeveria miratoi Projekt-ligjin për për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button