RMV, do të ndryshojë çmimi i dizelit, benzina mbetet e njëjtë

Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) do të ulet për dy dinarë për litër nga sonte në mesnatë, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Çmimi i ri i dizelit nga sonte do të jetë 80 denarë për litër, transmeton Portalb.mk.

Për dy denarë është liruar edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, i cili do të shitet me çmim prej 78,5 denarë për litër.

KRRE njoftoi se çmimet e benzinës mbeten të njëjta, përkatësisht EUROSUPER BS-95 do të vazhdojë të kushtojë 84 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 86 denarë për litër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button