Osmani bëri thirrje për shënim dinjitoz dhe paqësor të 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani bëri apel për shënim paqësor dhe dinjitoz të 4 shkurtit, 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev, transmeton Portalb.mk.

“Më 4 shkurt, kur përulemi para varrit të Goce Dellçevit, përulemi para vizionarit të tij për një garë kulturore mes popujve. Bëj thirrje për shënim dinjitoz dhe paqësor të ditës kur shprehim respek ndaj idealit të tij për shoqëri të përparuara dhe për ndërtimin e vlerave civilizuese”, tha Osmani.

Në fjalimin e tij drejtuar publikut, Osmani theksoi se çdo qytetar i Republikës së Bullgarisë dhe i çdo shteti tjetër është i mirëpritur në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se secili duhet të sillet me respekt ndaj vendit tonë.

“Të tregojmë pjekuri dhe të mos lejojmë që nacionalizmi të ushqehet përmes gjuhës së urrejtjes dhe përçmimit. Ne jemi një vend me perspektivë evropiane. Me traditën e dialogut ndëretnik, kohezionit dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve dypalëshe, ne jemi shembull në botë. Ju ftoj të qëndrojmë në këto vlera tona“, theksoi Osmani.

Osmani u bëri apel qytetarëve që të mos lejojnë që t’i nënshtrohen provokimeve, me qëllim aë të mbrohen interesat e shtetit.

“Të mos lejojmë provokatorët dhe kidnapuesit ta kidnapojnë të ardhmen tonë evropiane ose ta përkeqësojnë imazhin që kemi ndërtuar si vend. Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve dhe progresit të përbashkët”, tha Osmani.

Kujtojmë se pas rekomandimit të presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski për ndalimin e hyrjes në vend të një eurodeputeti bullgar dhe disa personave të tjerë, kanë ardhur edhe reagimet e partia të disa funksionarëve nga Bullgaria. Presidenti i Bullgarisë dje ka komentuar deklaratat e Pendarovskit duke shtuar se për këtë do të aktivizohen të gjithë mekanizmat evropianë për t’i dhënë fund, siç thotë urrejtjes dhe histerisë antibullgare.

Përveç reagimeve deklarative nga pala bullgare, kanë ardhur edhe veprime reale. Ambasadori bullgar, Angel Angelov do të qëndrojë jashtë Maqedonisë së Veriut derisa sa, siç tha, Sofja nuk sheh sinjale të ndryshimit.

Në deklaratë për mediat, ministri bullgar i Punëve të jashtme Milkov tha se “nëse Maqedonia e Veriut vazhdon të sillet ashtu është e mundur që Bullgaria të vendos veto”.

“Maqedonia që të vazhdojë në rrugën e saj evropiane, duhet t’i respektojë obligimet e ndërmarra në kuadër të propozimit francez. Nuk ka nevojë që Bullgaria të bëj asgjë, por të sigurojë respektim të obligimeve që ka ndërmarrë Maqedonia. Në vet propozimin nuk ka afate, ata mund të mos i përmbushin me dekada, që do të thotë se nuk do të fillojnë negociatat”, deklaroi Milkov.

Lidhur me këto të Bullgarisë, reagoi Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë e cila tha se aktivitetet e fundit të Sofjes zyrtare nuk janë në përputhje me praktikën e dakorduar për avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella; përkundrazi, ato paraqesin nënshtrim ndaj provokimeve të atyre që duan t’i prishin përpjekjet e dy Qeverive për zhvillim të qëndrueshëm dhe pozitiv të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Këshilli i ambasadorëve nga ana tjetër ka bërë thirrje që urgjentisht të qetësohen emocionet, të ketë qëndrim shtetëror dhe të veprohet me maturi, sepse tek zgjidhja mund të vihet vetëm përmes negociatave mes dy shërbimeve diplomatike.

Duke cekur se vëmendje dhe shqetësim i madh i ndjekë këto ngjarje, Këshilli i ambasadorëve potencon se “alternativa nuk ka, përveç konfliktit të paramenduar, dimensionet e të cilit akoma më rëndë do të kontrollohen, i cili në fund të fundit edhe atëherë duhet të përfundojë me negociata, siç kanë përfunduar të gjitha konfliktet e mëdha në histori, vetëm se me çmim shumë më të lartë”.

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski të hënën në një konferencë për media pas seancës së Këshillit të Sigurimit informoi se sipas të gjitha vlerësimeve dhe analizave të shërbimeve kompetente të sigurisë, përkujtimi i lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt do të jetë një ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë, sepse strukturat e organizuara në Bullgari, të cilat po bëjnë fushata antishtetërore ndaj Maqedonia e Veriut po mobilizon më shumë njerëz për të ardhur në Shkup

Qeveria pas seancës së fundit njoftoi se ka arritur në konkluzione lidhur me shënimin  e ditëlindjes së Goce Dellçevit, 4 shkurt, dhe ka ngarkuar MPB-në që të marrë të gjitha masat për sigurimin e ngjarjes, në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Sigurimit.

Megjithatë, në pjesën rreth propozimit të Pendarovskit që eurodeputeti dhe disa qytetarë të tjerë bullgarë të shpallen persona non grata, Qeveria nuk është deklaruar ende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button