RMV, janari ishte jashtëzakonisht i nxehtë me 3.3 gradë mbi mesataren

Janari i vitit 2023 ishte një muaj jashtëzakonisht i ngrohtë krahasuar me temperaturat mesatare të viteve të kaluara. Temperatura mujore ka lëvizur nga 0.9 gradë Celsius në Mavrovë deri në 7.6 në Gjevgjeli. Krahasuar me mesataren e janarit nga viti 1991 deri në vitin 2020, ky vit ishte 3.3 gradë Celsius mbi mesataren, transmeton Portalb.mk.

Nga DPHM thonë se në dekadën e dytë të janarit janë shënuar temperatura të larta maksimale dhe minimale që nuk janë karakteristike për atë periudhë dhe në periudhën prej 17 deri më 24 të muajit të kaluar ka pasur depërtim të valës së të nxehtit.

Temperatura më e lartë maksimale është matur më 18 janar në Demir Kapi me 19.9 gradë. Temperatura më e ulët, nga ana tjetër, është regjistruar më 7 janar në Berovë dhe ka qenë minus 7.4 gradë.

Edhe pse ishte jashtëzakonisht ngrohtë, rekordin për temperaturën maksimale të matur, sipas të dhënave të DPHM-së, e mban janari i vitit 2018 kur në Gjevgjeli u mat 20.3 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button