Dimovski, shef i grupit parlamentar të VMRO-së

Ilija Dimovski nuk do të jetë më drejtor i Qendrës së Komunikimeve pranë VMRO-DPMNE-së.

Dimovski që në këtë detyrë ka qenë plot 7 vite, thotë se është detyruar të tërhiqet, pasi në përbërjen e re parlamentare do të drejtojë Grupit Parlamentar të VMRO-së.

“Tërheqja është për arsye profesionale. Praktikisht, dy funksione nuk mund të ushtrohen ashtu si duhet përnjëherësh”, ka thënë Dimovski, njofton “Plusinfo”. Partia do të zgjedhë drejtorin e ri me anë të konkursit. Ai është shpallur tashmë dhe afati për aplikim është 30 qershori.

Lajme të ngjashme

Back to top button