Policia prej sot filloi kufizimet në komunikacion për shkak ngjarjes që do të mbahet më 4 shkurt

Në komunikacionin e Shkupit do të ketë kufizime të cilat do të fillojnë prej sot e deri më 4 shkurt, kur do të shënohet përvjetori i lindjes së Goce Dellçevit, transmeton Portalb.mk.
“Nga sot për trafik do të jetë e mbyllur rruga E Samuillit, nga rruga “Ilo Vojvoda” (Viadukti Samulli) deri në udhëkryqin me rrugën Prohor Pçinski, kurse më datën 04.02.2023 (e shtunë) regjim të posaçëm të trafikut do të realizohet edhe në rrugën Llazar Liçenovski dhe në rrugën E Samuillit”, njoftoi Policia.
Ministria sqaroi që ngjarja kryesore do të realizohet të shtunën e 4 shkurtit në kishën “Shën Spasi” në Shkup.
Kujtojmë që ditëve të fundit janë rritur tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si shkak i sulmit të sekretarit të klubit bullgar Car Boris Treti” në Ohër, i cili ka shtetësi të RMV-së por deklarohet si bullgar.
Ministri teknik i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, deklaroi se Bullgaria do të marrë të gjitha masat për rastin “Pendikov” dhe tashmë punohet për këtë. Ai tha gjithashtu se për shënimin e lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, të dyja vendet dhe kryesisht institucionet në RMV duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga çdo provokim për të siguruar rendin e nevojshëm.
- LEXO: Deklarata e Parlamentit të Bullgarisë nuk përputhet me realitetin, vlerësoi MPJ e Maqedonisë së Veriut
- LEXO: Parlamenti bullgar miratoi deklaratë me të cilën dënon ashpër dhunën ndaj bullgarëve në RMV
- LEXO:Tensionet e përmasave serioze midis RMV-së dhe Bullgarisë në dëm të të dy vendeve dhe eurointegrimeve
- LEXO: Ambasada e Rusisë reagoi ndaj Osmanit, nuk ka prova që kanë dashur konflikt mes Maqedonisë dhe Bullgarisë
- LEXO: Milkov: Bullgaria do t’i ndërmarrë të gjitha masat kundër RMV-së për rastin “Pendikov” dhe tashmë po punojmë në të
- LEXO: Reagime nga Bullgaria pasi Pendarovski propozoi ndalesën për hyrje në RMV të disa funksionarëve bullgarë
- LEXO: Pendarovski paralajmëroi për 4 shkurt ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë, kërkoi nga Qeveria të marrë masa parandaluese