Microsoft integroi ChatGPT në Teams

Microsoft ditën e Mërkure lançoi një shërbim të ri për Teams fuqizuar nga ChatGPT për të lehtësuar bisedat duke përdorur robotin e komunikimit me inteligjencë artificiale, raporton PCW. Shërbimi do të kushtojë 7 dollarë në muaj në Qershor përpara se të bëhet 10 dollarë në muaj në Korrik.

ChatGPT zhvilluar nga OpenAI, do të gjenerojë shënime automatike të bisedave, të rekomandojë detyra dhe të ndihmojë në krijimin e shablloneve për përdoruesit e Teams.

Microsoft, kompani e cila njoftoi investimin multi miliardë dollarësh në OpenAI në fillim të muajit, ka thënë se synon të integrojë teknologjinë e ChatGPT në produktet e saj duke krijuar kushtet për më shumë konkurrencë me rivalin e kërkimit Google.

Roboti i komunikimit, i cili mund të prodhojë proza e poezi, është pararoja e inteligjencës artificiale, një hapësirë ku kompani teknologjike po investojnë çdo ditë e më shumë.

Po të njëjtën ditë ChatGPT lançoi shërbimin me pagesë ChatGPT Plus i cili do të kushtojë 20 dollarë në muaj dhe përdoruesit mund të marrin përgjigje më të shpejta dhe qasje prioritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button