Kurti vendos 6 kushte për Asociacionin

Gjashtë kushte i ka vendosur Kryeministri i Kosovës Albin Kurti për pranimin e Asociacionit sipas marrëveshjes së vitit 2013, por në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, raporton Klan. Asociacioni sipas tij nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik dhe ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave.

Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale, sipas Kurtit, duhet të shuhen dhe të bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

“Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke”, tha Kurti.

I menjëhershëm ishte reagimi i opozitës.

“Nuk ka polarizim më të madh në 2-3 fjali të tuat se sot. A je i vetëdijshëm se çfarë po flet”, tha Lumir Abdixhiku.

Bashkësia ndërkombëtare është duke insistuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, madje zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit është një ndër pikat e planit franko-gjerman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button